Një 49-vjeçar nga fshati Dragot i Belshit ka gjuajtur me armë në mes të fshatit.
Zhurma e krismave ka frikësuar banorët e zonës, të cilët kanë telefonuar policinë dhe kanë denoncuar 49-vjeçarin.
Kur forcat blu kanë arritur në vendngjarje, ai është justifikuar se ka gjuajtur për qejf dhe nuk ka pasur synim të kërcënojë njeri.
Po ashtu ai është ka thënë se arma ishte e babit të tij, të cilën ky i fundit e përdorte për gjueti.