-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu shkarkon gjyqtaren e Tiranës

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.

Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve.

Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera.

Kryesuesja Valbona Sanxhaktari sqaroi në fillim të seancës se kërkesa e subjektit për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk ishte pranuar.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin.

Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit