Përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e ka uruar Dritan Abazoviçin pasi ky i fundit u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.
“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit Dritan Abazoviç në Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së”, shkroi Borrell në Twitter.
“Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”.