-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë janë delfinët ushtarakë që po përdor Rusia?

Kryesoret

Rusia ka vendosur delfinë ushtarakë të trajnuar në bazën e saj detare në Detin e Zi, ndoshta për të mbrojtur flotën nga një sulm nënujor sipas analizave të reja të imazheve satelitore.

Baza detare e Sevastopolit është thelbësore për ushtrinë ruse, pasi ndodhet në skajin jugor të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014. Sipas analizës së Institutit Detar të SHBA-së, shumë nga anijet ruse të ankoruara atje janë potencialisht të rrezikuara nga sulmet nënujore.

Rusia ka një histori të trajnimit të delfinëve për qëllime ushtarake dhe i ka përdorur gjitarët ujorë për të dalluar objekte ose për të penguar zhytësit e armikut, raporton Guardian. Gjatë Luftës së Ftohtë, si SHBA ashtu edhe Bashkimi Sovjetik nisën përdorimin e delfinëve për qëllime ushtarakë. Përmes tyre mund të zbulohen objekte nënujore si minat.

Çfarë janë delfinët ushtarakë që po përdor

Sipas Guardian, SHBA ka shpenzuar të paktën 28 ??milionë dollarë për të mbajtur trupat e veta të delfinëve dhe luanëve të detit – të cilët janë gjithashtu të trajnueshëm – për të ndihmuar potencialisht në konflikte.

Delfinët nuk janë krijesat e vetme e oqeanit që ushtria ruse mund të ketë stërvitur. Një balenë beluga e vërejtur në brigjet e Norvegjisë në vitin 2019 besohet se ishte trajnuar nga marina ruse.

Çfarë janë delfinët ushtarakë që po përdor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit