Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta , ka uruar Dritan Abazoviç për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi.
Abazoviç u shpall kryeministër me 45 vota pro dhe tre kundër.
“Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.
Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.
Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.”, shkruan Meta.