-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Torturat në Bucha, prokuroria e Ukrainës ka identifikuar 10 rusë që torturuan njerëzit

Kryesoret

Zyra e prokurorit ukrainas ka identifikuar 10 ushtarakë rusë të përfshirë në torturat e ukrainasve në Bucha.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar prokuroren e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova.

Venediktova u shpreh se prokurorët e Bucha-s “u dhanë gradat e merituara” të dyshuarve për trajtimin e civilëve dhe shkelje të tjera të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Ata kanë marrë pjesë edhe në grabitje. Ushtarët po hetohen edhe për përfshirje në vrasje.

“Në një kohë shumë të shkurtër, hetimi konstatoi se gjatë pushtimit të Bucha-s ata morën peng civilë të paarmatosur, i vranë nga uria dhe etja, i mbanin në gjunjë me duar të lidhura”, deklaroi kryeprokuroja në Facebook.

Njerëzit rriheshin teksa merreshin në pyetje mbi vendndodhjen e Forcave të Armatosura dhe Forcave të Mbrojtjes, ndërsa disa të tjerë u torturuan pa asnjë arsye.

“Ushtarët rusë kërcënuan se do të vrisnin viktimat dhe madje imituan ekzekutimin e të burgosurve të tyre duke qëlluar në drejtim të tyre”, shtoi në përmbyllje Venediktova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit