Organizata e Kombeve të Bashkuara është duke kryer një operacion për kalimin e sigurt të civilëve nga uzina e çelikut “Azovstal” në qytetin ukrainas Mariupol.
Lajmi u bë i ditur nga Saviano Abreu, Zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Ende nuk mund të jepen detaje në lidhje me operacionin me qëllim për të mos rrezikuar sigurinë e të evakuuarve dhe autokolonës.
Gjithashtu dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoji këtë pasdite operacionin e evakuimit duke thënë se ai është i sigurt dhe në koordinim me palët në konflikt.
“Kolona për evakuimin e civilëve filloi më 29 prill, përshkoi rreth 230 kilometra dhe arriti në fabrikën në Mariupol të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale.”, tha një Zëdhënës i KNKK.
Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 46 persona ishin arritur të evakuoheshin nga zonat përreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ndërsa 20 persona u larguan nga uzina në 29 prill.