-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunuan 17-vjeçarin, policia shoqëron 3 persona

Kryesoret

Tre persona janë shoqëruar në polici këtë të diel, pasi akuzohen se kanë dhunuar me sende të fortë një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si Kthesa e Kamzës në Tiranës, ndërsa dyshohet se përpleshja ka nisur për motive të dobëta.

“Në lidhje me një video të postuar në portale, për një konflikt të ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit