I ftuar sot në emisionin “Wake Up” Kresha foli për eksperiencën e pak ditëve më parë ku thirri Ezanin në xhaminë e Mitrovicës.
Kaq mjaftoi që shumë zera të thoshin që Kresha po tërhiqet nga muzika dhe ti përkushtohet familjes dhe fesë.
Ai tha se kjo gjë është bërë dhe nga artistë të tjerë dhe ishte një privilegj dhe eksperiencë mjaft emocionuese për të.
“Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjerojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë”, tha Kresha.
Kresha tha se nuk ka plan për momentin të largohet nga muzika dhe se do jetë prezent me koncerte si dhe me albumin që po punon me Lyrical Son.
“Gjithçka është shumë mirë në jetën personale e profesionale. Sapo kemi nxjerrë albumin dhe kemi shumë angazhime që nuk po na lënë të finalizojmë albumin e dytë. Është mirë, njerëzit e pëlqejnë ata që ne bëjmë. Pëlqejmë thjeshtësinë dhe duam të na dojë ne publiku jo lifestyle-in tonë”, u shpreh ai.