-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Audi dhe Porsche “zbresin” në Formula 1

Kryesoret

Synimi për t’iu bashkuar kampionatit të Formula 1, Audi dhe Porsche (kompani që i përkasin grupit Volkswagen), është bërë i ditur sot, të hënën, nga CEO i VW.

Duke folur në YouTube, Herbert Dees konfirmoi raportimet e publikuara muajt e fundit dhe foli për negociatat mes dy prodhuesve të automjeteve, për të hyrë në kategorinë më të lartë të garave ndërkombëtare të makinave.

Porsche nuk ka qenë i përfshirë në kampionatet e Formula 1 më parë, por ka punuar me Red Bull në Kampionatin Botëror të Rally. Megjithatë, burimet thonë se hyrja në garat e Formula 1 ka të ngjarë të vijë pas disa vitesh.

Sipas një burimi të cituar nga Reuters, Audi është gati t’i ofrojë rreth 500 milionë euro prodhuesit britanik McLaren, ndërsa nga ana e tij Porsche synon një bashkëpunim afatgjatë me ekipin e garave Red Bull.

Vendimi vjen pasi Volkswagen përgatitet për një listim të mundshëm të Porsche në bursë, i cili pritet të ndodhë në tremujorin e katërt të këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit