E veshur si sirena Ariel nga “The Little Mermaid” këngëtarja e njohur Katy Perry ka rënë nga karrigia e saj në “American Idol”.
Gjyqtarët Luke Bryan dhe Lionel Richie nuk e mbajtën dot të qeshurën kur Perry u rrëzua dhe e ndihmuan që të ngrihej.
‘A je mirë? A jeni mirë?’, pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “po”.
Ky moment është bërë viral në rrjet dhe ka shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta.