-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për vrasje në Britani, shqiptari arrestohet në aeroportin gjerman

Kryesoret

Policia gjermane ka vendosur në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. 31-vjeçari është arrestuar në aeroportin e Karlsruhes Baden-Baden.

Mediat gjermane nuk e bëjnë të ditur emrin e të arrestuarit, por theksojnë se 31-vjeçari shqiptar ka zbritur këtë të diel nga Shqipëria në Kalsruhe, ku autoritetet e emigracionit pasi kanë bërë verifikimin e dokumentacionit kanë konstatuar se 31-vjeçari shqiptar kërkohet nga autoritetet britanike për vrasje.

Ai është lënë në paraburgim deri në ekstradimin e tij për në Britaninë e Madhe, pasi kërkohet prej autoriteteve angleze, shkruajnë mediat gjermane.

31-vjeçari shqiptar kërkohej prej kohësh nga autoritetet britanike pasi akuzohet për vrasje. Ai i ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë do të ekstradohet drejt Anglisë ku edhe do të gjykohet për veprat penale që rëndojnë ndaj tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit