Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Shangai. Në një shtëpi të moshuarish në lagjen Puoto të Shangait u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua në morg teksa ishte ende gjallë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon punonjësit e zyrës së funeralit në momentin që kuptojnë se burri ishte ende duke marrë frymë.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe thuhet se tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet lokale konfirmuan incidentin dhe thonë se kishte nisur një hetim për ngjarjen.