Papa Françesku ka zbuluar bisedën e tij me kryeministrin hungarez Victor Orban, i cili konsiderohet aleat i Putin në Evropë.
Gjatë intervistës në mediat italiane, Papa u shpreh se Orban i kishte treguar që operacioni i Putin në Ukrainë do të mbyllet në 9 maji.
“Orban, kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, se gjithçka do të përfundojë më 9 maj. Kjo shpjegon gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të luftimeve të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po i heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka”, u shpreh Papa.
Gjithashtu, kreu i Vatikanit ka shprehur gatishmërinë e tij për të udhëtuar personalisht drejt Moskës, për t’u takuar me presidentin Putin për të diskutuar për përfundimin e luftës.