Vetëm në javën e fundit, në rrugët e vendit kanë ndodhur 22 aksidente rrugore në të cilat janë plagosur 26 qytetarë, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën. Në 92 përqind të rasteve, aksidenti ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Një udhëzim i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare synojë të korrigjojë sjelljen e gabuar të drejtuesve të mjetet duke filluar nga autoshkollat. Qëllimi është rritja e cilësisë në formimin teorik dhe praktik të kursantëve.
Ekspertë të sigurisë rrugore, ndërkohë, kërkojnë më shumë vëmendje nga autoritet te drejtuesit e automjeteve të grup-moshës 18 deri në 24 vjeç.
Përveç rritjes së kontrolleve ndaj autoshkollave, rregullorja e re përcakton se drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit, ose që u hiqet leja e drejtimit për shkelje të rënda e të përsëritura, do t’i nënshtrohen kursit nga e para, e pastaj do të paraqiten për testin e teorisë dhe praktikës.