Predha të tjera luftarake janë gjetur në zonën e Klosit. Pas zbulimit të një predhe në afër të urës së fshatit Fullqet në shtratin e lumit Mat, të tjera janë zbuluar në vendin e quajtur pazari i vjetër.
Predhat antitank dhe predha të tjera janë konstatuar nga banorë teksa punonin tokën bujqësore në afërsi të ish-repartit ushtarak.
Predhat e zbuluara janë marrë nga ekspertët e repartit të xhenios pranë Forcave të Armatosura për t’i demontuar në Tiranë.