-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndoja pas seancës në KPK: Pas bubullimave pritet shiu

Kryesoret

Pas vendimit të shkarkimit nga detyra për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja nga Komisioni i Pavaruar i Kulifikimit, Ndoja la të nënkuptohej se do të ankimonte vendimin në Strasburg.

“Pas bubullimave pritet shiu”,u shpreh ai.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal, në disa raste.

Në seancën dëgjimore që u mbajt javën e kaluar, Ndoja i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.

“Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin”, u shpreh Ndoja në seancën e vetingut.

Prokurori nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit