Zëdhënësi ushtarak Serhiy Bratschuk thotë se ushtria ukrainase ka fundosur një tjetër anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse në Detit të Zi.
“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi Bratschuk.
Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë – megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.
Disa kohe më parë, ukrainasit patën goditur anijen ruse Moskva në Detin e Zi. Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse.
Ukrainian Bayraktar TB2 destroyed another Russian ship. This time the landing craft of the “Serna” project. The traditional parade of the russian Black Sea fleet on May 9 this year will be held near Snake Island – at the bottom of the sea. pic.twitter.com/WYEPywmAwX
— Defence of Ukraine (@DefenceU) May 7, 2022