Gjatë periudhës së pranverës, por kryesisht në muajin maji fëmijët po shfaqin simptoma si temperaturë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.
Mjekët thonë se maji ka rikthyer në qarkullim infeksionet që në të shumtën e rasteve prekin rrugët e sipërme respiratore.
“Janë disa viroza që qarkullojnë këto ditë duke filluar nga infeksionet në rrugë respiratorë. Ajo që është karakteristike janë temperaturat e larta te fëmijët.”
Për shkak të simptomave të njëjta shpesh mjekët e kanë të vështirë të përcaktojnë nëse kanë të bëjnë me virozë stinore apo variantet e reja të covid-19.
Ndarjen e diagnozës e vështirëson mosfunksionimi i testeve të shpejta.
“Kryesisht ndarjen e bëjmë vetë, por i referohemi edhe testeve nëse ka temperaturë të larta pa shkaqe,” është shprehur pediatri.