Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka sjell në foltoren e Kuvendit disa foto të cilat tregojnë në grup turistësh, të cilët kishin ardhur nga Holanda në Shqipëri për të xhiruar në dokumentar për vendin tonë.
Në foto e saja, Açka ka treguar disa nga grupi i xhirimit të cilët kishin marr skulpturën e Deas dhe kishin bërë disa shkrepje qesharake.
“Turistët holandezë kanë bërë këto në Butrint në verën e vitit 2021. Kanë luajtur me replikat. Nuk po them që është origjinale. Por edhe replikë, madje edhe Ministrja e di. Nga këto 10 episode vetëm 15 minuta janë kushtuar Shqipërisë. Në Holandë nuk të lejojnë as ta provosh këtë,” është shprehur ajo.
Nga ana tjetër ajo ka shtuar se ardhja e tyre në Butrint është mundësuar nga taksat e shqiptarëve.