Ish-drejtuesja e prokurorisë, Elisabeta Imeraj është shprehur se reforma në drejtësi është e padrejtë.
“Që kjo reformë është e padrejtë e kam provuar në kurriz, për të kontrolluar nuk di të ta them për momentin se duhen bërë hetime. Kush e kontrollon procesin, politika apo të huajt? Këtë nuk di ta them sepse po të jetë e vërtetë na kthen shumë prapa, më prapa se në vitin 2004 kur unë kam nisur nga puna. Vettingu im nisi me inate të vogla, që më dukeshin të parëndësishme”, u shpreh Imeraj.