Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndodhet në Hungari për të takuar kryeministrin Viktor Orban, teksa BE-ja përpiqet të bjerë dakord për sanksione të reja energjetike kundër Rusisë.
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian tha se dyshja do të “diskutojë çështje që lidhen me sigurinë evropiane të furnizimit me energji.”
Vendet anëtare deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh – pika e pengimit është një ndalim i propozuar, me faza, i importeve të naftës ruse.
Ambasadorët e BE-së u takuan gjatë fundjavës, por nuk pati asnjë përparim.
Më herët Sekretari i Shtetit për Komunikimin Ndërkombëtar të Hungarisë, Zoltan Kovacs, përsëriti se Hungaria nuk do të mbështesë sanksionetduke thënë se do të ishte “si një bombë atomike” për ekonominë hungareze.