-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri i ri i Koresë së Jugut ofron mbështetje nëse Veriu denuklearizohet

Kryesoret

Yoon Suk Yeol, i cili të martën mori postin e presidentit të Koresë së Jugut, u zotua se do të punojë për një marrëveshje për programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe ofroi një “plan të guximshëm” për ekonominë e Phenjanit, nëse ky i fundit zgjedh të braktisë zhvillimin e armëve bërthamore.

Mandati pesëvjeçar i Yoon nis në një prej kohëve më sfiduese, pasi përballet me probleme të sigurisë, probleme ekonomike e sociale. Po ashtu ka skepticizëm se Koreja e Veriut do të përfill ofertën e tij për programin bërthamor.

Yoon gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar një qëndrim më të ashpër ndaj Koresë së Veriut, por gjatë fjalimit në ceremoninë inauguruese, ai nuk ishte i ashpër ndaj Veriut, pas frikës se shteti fqinj po përgatitet që të testojë bombën e parë bërthamore në pesë vjetët e fundit.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut kishte refuzuar oferta të presidentëve të kaluar të Koresë së Jugut sa i përket denuklearizimit.

“Përderisa programet e armëve bërthamore të Koresë së Veriut janë kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë, por po ashtu të Azisë Verilindore, dera e dialogut vazhdon të jetë e hapur në mënyrë që ne të mund ta zgjidhim këtë kërcënim në mënyrë paqësore”, tha Yoon para një turme njerëzish të mbledhur pranë Parlamentit në Seul.

“Nëse Koreja e Veriut vërtetë nis procesin për të përfunduar denuklearizimin, ne jemi të përgatitur që të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të prezantuar një plan të guximshëm që do të forconte ekonominë e Koresë së Veriut dhe do të përmirësonte kualitetin e jetës së qytetarëve të saj”, tha ai.

Ai po ashtu ka adresuar problemet ekonomike të Koresë së Jugut, duke thënë se tregjet e dobëta të punës dhe zgjerimi i hendekut midis të pasurve dhe të varfërve, po krijojnë një krizë duke nxitur “përplasje të brendshme”.

Yoon fitoi zgjedhjet me një diferencë të ngushtë, pas pakënaqësive të publikut për politikat ekonomike të paraardhësit të tij Moon Jea-in. Fushata e tij u përqendrua te mesazhi ndaj burrave të rinj të cilët kishin humbur punën në tregun shumë konkurrues të punës, ndonëse analistët e kritikuan atë se kishte injoruar gjendjen e vështirë me të cilën përballet gratë në Korenë e Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit