Parlamenti i Lituanisë, e ka deklaruar Rusinë si një shtet terrorist dhe një vend që kryen gjenocid kundër popullit të tij.
Lajmi u bë i ditur nga portali vendas Delfi. Rezoluta u mbështet me 128 vota.
Në rezolutë, Seima deklaroi se forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe mercenarët e tyre po kryejnë masivisht krime lufte në Ukrainë, veçanërisht në Bucha, Irpen, Borodianka, Gostomel dhe Mariupol.
Dokumenti thotë se me veprimet e saj, Federata Ruse dëshiron të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht kombin ukrainas, të thyejë shpirtin duke vrarë familje të tëra me fëmijë, rrëmbime, tortura, përdhunime, tallje me të vrarët dhe të torturuarit.
“Seimas njeh si gjenocid të popullit ukrainas agresionin e armatosur në shkallë të plotë kundër Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake, e cila filloi më 24 shkurt 2022”, thuhet në rezolutë.
Rezoluta thekson se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.
Në të njëjtën kohë, tregohet se komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë një Gjykatë të Posaçme Penale Ndërkombëtare për të hetuar dhe vlerësuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës sovrane.