Në vetëm një vit kërcime tërheqëse dhe fragmenteve virale të audiove, influencuesit kryesorë të platformës TikTok grumbulluan një shumë prej 55.5 milionë dollarësh.
Revista “Forbes” zbuloi njerëzit që fituan më shumë nga TikTok për vitin 2021 – më i riu vetëm 17 vjeç.
Lista nuk përfshin të famshëm të listës A, por merr në konsideratë vetëm fituesit më të mirë, fama e të cilëve filloi fillimisht në TikTok.
Charli D’Amelio, 17 vjeç, ka gjithsej 133.2 milionë ndjekës dhe përfitimet që ka marrë nga kjo platformë vlerësohen të jenë 17.5 milionë dollarë amerikanë.
Si motra e madhe e influencueses më të madhe të TikTok-ut, nuk është çudi që Dixie renditet nga Forbes si e dyta. Jo vetëm që është e njohur në mediat sociale, këngëtarja publikoi dy këngë në vitin 2021, njëra me Rubi Rose, e cila u ngjit në vendin e 25-të në listën e popit të Billboard në Shtetet e Bashkuara.
Addison Rae, 21 vjec, ka gjithsej 86.1 milionë njekës dhe përfitimet që ka marrë nga Tik Tok vlerësohen të jenë 8.5 milionë dollar amerikan.
Duke iu bashkuar TikTok në vitin 2019, Addison shpejt u bë e njohur kur filloi të postonte video të saj duke kërcyer me nënën e saj. Në vitin 2020, personaliteti i mediave sociale ishte TikToker më e paguar, megjithatë ajo ra në pozitën e tretë në vitin 2021. Addison jo vetëm që ka luajtur në filmin e Netflix “He’s All That”, i cili u rendit shkurtimisht në vendin e parë në 78 shtete, ajo gjithashtu lançoi linjën e saj të parfumeve.
Bella Poarch, 24 vjeç, ka gjithsej 87.3 milionë ndjekës dhe shuma që ka fituar nga kjo platformë përgjat vitit 2021 është 5 milionë dollarë.
Përpara se Charli të bëhej e famshme si ndikuese e mediave sociale, ajo ishte një kërcimtare konkurruese për pjesën më të madhe të jetës së saj. E shpallur si ‘mbretëresha e TikTok’, asnjë krijues tjetër nuk ka më shumë ndjekës se adoleshentja amerikane. Me bazën e konsiderueshme të fansave vjen një numër i shëndetshëm sponsorësh duke përfshirë Invisalign, kozmetikën Morphe dhe Dunkin’ Donuts.
Diksi D’Amelio, 20 vjeç, numëron gjithsej 56.7 milionë ndjekës dhe përfitimet që ka marrë nga kjo platformë janë 10 milionë dollarë.