Gjyqtari Artan Hajredinaj do të verifikohet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.
Në emër të gjyqtarit ka ardhur një ankesë nga Besnik Sulaj, i cili ka denoncuar vendimin e Hajredinajt për një tokë në Shëngjin.
Sulaj pretendon se është pronari i tokës me dokumentet të rregullta.
Bëhet fjalë për 165 metra katror tokë dhe pavarësisht dokumentacionit të rregullt që disponon dhe aktit të ekspertimit që i jep të drejtë, gjyqtari Artan Hajredinaj nuk e mori në konsideratë, duke i dhënë të drejtë të paditurit dhe mos ia rikthyer pronën e zaptuar padrejtësisht Besnik Sules.