-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krah për krah me Tërmet Peçin, Kumbaro këndon këngë polifonike – VIDEO

Kryesoret

Ministria Kumbaro po i jep “dorën e fundit” përgatitjeve për sezonin e ri turistik. Sezoni turistik po afron dhe duket se ministrja Mirela Kumbaro ka nisur tashmë me përgatitjet e saj.

E teksa ministrja po viziton qytetet turistike të Shqipërisë duke inspektuar përgatitjet për sezonin veror, Kumbaro është shfaqur krahë më krahë me kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin duke kënduar këngë polifonike. Pjesë e tyre ishte gjithashtu dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur këngëtarja e muzikës popullore, Juli Çenko nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka falënderuar ministren dhe kryetarët që ishin pjesë e tryezës duke kënduar këngët e krahinave të tyre.

“Falënderojmë ministren zj. Mirela Kumbaro dhe dy kryetarët e bashkive Gjirokastër e Tepelenë, z. Flamur Golemi dhe z. Tërmet Peçi, që kënduan së bashku me ne traditën e bukur të polifonisë të krahinave të tyre!”- shkroi këngëtarja krahas postimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit