-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kënga e Ronela Hajatit, e dyta më e dëgjuara në YouTube

Kryesoret

Skulifikimi i Shqipërisë nga Evrovizion ka ngjallur shumë debate. Performanca e këngëtares u konsiderua mjaft elektrizuese.

Të shumtë ishin ata që kritikuan vetë këngën, vetë Ronelën. Por po aq të shumtë, ishin edhe ata të cilët e quajtën “politik” votimin dhe skualifikimin e këngës “Sekret”, e cilësuan si një “hakmarrje për gjithë kontroversitetin” që shkaktoi Hajati në ditët e saj të qëndrimit në Torino.

Çështja shkoi deri aty, sa një fotografi e saj të fshihej nga organizatorët e spektaklit, pasi u panë si një ekzagjerim i pamjes së këngëtares dhe ekspozim i tepërt.

Një pjesë e votimit për kalimin nga gjysmëfinalja në finale, i takon publikut dhe pjesa tjetër, i takon një jurie të përzgjedhur.

Ndërsa rezultatet nuk janë bërë ende të ditura, ato çfarë mund të shihen qartë janë shikimet dhe reagimet në media sociale.

Pikërisht mbi këto të dhëna, kënga e Ronela Hajatit është aktualisht e dyta më e shikuara nga nata e parë e performancave, ku ka marrë mbi 915 mijë shikime. Të parët qëndrojnë ukrainasit e Kalush Orchestra, me mbi 1.2 milionë shikime.

Ndërsa, këngë të tjera, të cilat u kualifikuan për në finale, kanë shumë më pak shikime se sa ajo e Ronelës në kanalin zyrtar të YouTube-it të Eurovision Song Contest.

Ndaj, pyetja e vetme që mund të shtrohet, të paktën deri në çastin kur rezultatet e votimeve të bëhen publike, është: çfarë ndodhi realisht me skualifikimin e Shqipërisë në Eurovision?!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit