-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlera marramendëse e unazës së Nicola Peltz që do t’ju lërë me gojë hapur

Kryesoret

Nicola Peltz është shfaqur së fundmi me një tjetër unazë. Mesa duket po i ngjason shumë vjehrës së saj, Victoria Beckham, e cila ‘mburret’ me 15 unaza fejese pas 22 vitesh martesë.

Nicola u martua me Brooklyn Beckham në një ceremoni mjaft madhështore e miliona dollarëshe.

“Unaza e re e Nicola-s duket se përmban një diamant shumë të madh në formë ovale, afërsisht 6 deri në 8 karat, me diamante trapezoid në anë, të gjitha të vendosura në një rreth platini me shkëlqim. Meqenëse platini është i bardhë, mund të shihni se diamanti i saj qendror shkëlqen edhe më shumë!” Jenny Luker, presidente e Platinum Guild International USA, shpjegoi për Page Six Style.

Luker tha se guri i madh vlen 2 milionë dollarë dhe se rrethi arrin në 90,000 dollarë.

Apeksha Kothari, Shefe e Tregut të Diamanteve të Rallë me Karat, gjithashtu e vlerësoi unazën me shifrën rreth 2 milionë dollarë.

Për të mos u zgjatur, Brooklyn, 23 vjeç, zgjodhi gjithashtu një unazë me smerald pasi i tha Peltz-it “Po pranoj” në altar.

Ekspertët thonë se unaza mund të kushtonte rreth 50,000 dollarë.

Dyshja u martuan vetëm pak kohë më parë në një dasmë e cila kushtoi miliona dollarë. Nicola Peltz tërhoqi menjëherë vëmendjen me fustanin dhe grimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit