Dy persona janë vënë në pranga në Divjakë, pasi dyshohen si autorë të djegies së dy automjeteve. Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Bektash Muçaj dhe Geri Lushaj.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për Muçaj banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Kjo pasi në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S.
Geri Lushaj 33 vjeç, banues në Vlorë është vënë gjithashtu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas, në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili është arrestuar, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.