-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat e mbrojtjes amerikane dhe ruse bisedojnë për herë të parë

Kryesoret

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu dhe homologu i tij amerikan Lloyd Austin kanë folur për herë të parë që nga 18 shkurti – dita kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni, Austin kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe e përdori thirrjen për të theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit.

Të mërkurën, Austin zhvilloi bisedime me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace.

Në një deklaratë, Wallace tha se të dy udhëheqësit u zotuan “të vazhdojnë të punojnë me unitet dhe vendosmëri për t’i ofruar Ukrainës atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit