-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E gjithë Evropa do të ketë mundësinë të shijoj eklipsin e plotë hënor

Kryesoret

Eklipset janë një ndër ngjarjet astronomike më të ndjekura në botë dhe ndër më mahnitëset për syrin e të gjithëve dhe këtë herë, thuajse e gjithë Evropa do të ketë mundësinë të shijojë një eklips të plotë hënor me një Hënë të “kuqe të përgjakshme” që do të duket në horizontin e errët.

Planeti Tokë do të vendoset plotësisht midis Diellit dhe Hënës, mëngjesin e të hënës së 16 majit, rreth orës 05:30.

Me sy të lirë, do të jetë e dukshme thuajse në gjithë kontinentin evropian si edhe në Amerikën e Veriut, ku ngjarja do të ndodhë orët e vona të natës së të dielës së 15 majit.

Pamja e Hënës do të jetë e zmadhuar për shkak të fenomenit, pasi do të jetë në pikën më të afërt me Tokën përgjatë vitit.

Ndaj, lind edhe emërtimi i “Super Hënës”.

Ndërsa, kur ngjarja ndodh këtë periudhë të vitit, ajo njihet edhe si “Super flower blood Moon” (Lulja e përgjakshme e Super Hënës), pasi ndodh pikërisht në nisje të pranverës dhe me çeljen e luleve.

E vetmja rreze drite që do të mund të shkojë drejt satelitit natyral të Tokës, do të jetë ajo që orbiton rreth planetit.

Teksa i gjithë tranzicioni, pritet të ndodhë në një hark kohor prej 84 minutash.

Me sy të lirë ajo është më se e dukshme, por me një palë dylbi, e kuqja intensifikohet dhe pritshmëritë e eksperienca e dashamirësve të astronomisë, gjithashtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit