Travis Barker dhe Kourtney Kardashian u fejuan në tetor të vitit 2021. Mirëpo, raportohet se ata janë martuar të dielën, i tha një burim i afërt “People”.
Sipas burimit të brendshëm, ylli televiziv dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara, ku të pranishëm ishin disa miq dhe anëtarë të familjes.
TMZ ishte i pari që raportoi lajmin.
“Ata duhej të martoheshin ligjërisht përpara dasmës së tyre të madhe, e cila do të ndodhë shumë shpejt”, thotë burimi për “PEOPLE”. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”, vijoi më tej burimi.