-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si e përjetojnë ndarjen shenjat e horoskopit?

Kryesoret

A e kaloni shpejtë ndarjen, apo e keni të vështirë të ecni përpara? Me ish partnerët ruani marrëdhënie miqësore, apo ndaheni për të mos u përshëndetur më kurrë? Në fakt kjo ka edhe pak lidhje me shenjën tuaj të zodiakut. Për më tepër hidhini një sy se çfarë thotë astrologjia për këtë pjesë:

Dashi: Të lindurit e kësaj shenje, janë njerëz shumë intensiv. Këtë gjë e reflektojnë edhe në marrëdhëniet e tyre. Kur vjen puna te çështjet e zemrës, ata dhurojnë shumë energji. Kjo e bën të vështirë të shkëputen nga partnerët pas një marrëdhënieje. Ata nuk i lënë njerëzit të shkojnë lehtë. Në fund ata përfundojnë duke qëndruar shokë me ishin.

Demi: Ata janë shembulli i pasionit në një lidhje. Pas një ndarjeje ka dy skenarë për Demin: ose mund të ndërpresin çdo komunikim me ishin edhe pse nuk do bëjnë përpara kollaj, ose do të bëhen shumë të ngjitur pas kujtimeve me partnerin. Çfarëdo që të bëjnë, ata mbeten rob i së kaluarës.

Binjakët: Ndjenjat e Binjakëve hujnë në lojë menjëherë pas ndarjes. Ata e kanë të vështirë të harrojnë një partner. Edhe pse nuk mbajnë kontakte, kujtimet qendrojnë me ta për disa kohë. Kjo nuk domethenë që ndarja do i besdisë ata gjatë. E kanë të thjeshtë të ecin në drejtime të reja shpejtë.

Gaforrja: Të lindurit e kësaj shenje, janë sa të fortë, aq edhe të ndjeshëm. Ata nuk e hapin zemrën përpara shumë njerëzve. Pas ndarjes ju nuk do i gjeni ata duke qarë. Jo sepse nuk qajnë, por sepse preferojnë që mos ta bëjnë përpara askujt. Forca e karakterit, i bën ata të ecin përpara shpejtë.

Luani: Dëshira për vëmendje, është ajo që i përshkruan këta njerëz më së miri. Edhe pas ndarjes ata përsëri dëshirojnë vëmendjen e ishit. Këtë vëmendje shpesh e kërkojnë duke dalë me njërëz të tjerë, dhe duke u përpjekur ti bëjnë xhelozë. Kurrë nuk do të ankohen për asgjë.

Virgjëresha: Njerëz inteligjentë dhe emocional. Shpesh janë dhe shumë të rezervuar. Intelekti që kanë, i bën ata që në momentin që ndahen nga dikush, nuk ka më kthim prapa. Sidomos nëse arsyeja e ndarjes është pikërisht ishi. Ata preferojnë të shkëpusin çdo marrëdhënie.

Peshorja: Ata janë të dashur dhe të kujdesshëm, sidomos në një lidhje. Ndarja është e vështirë për ta dhe nuk e kanë të lehtë të ecin përpara. Ata qajnë shumë, dhe në disa raste mund të përjetojnë edhe depresion pas një ndarjeje. Por, kurrë nuk do ja shprehin këtë gjë një ishi. Peshoret janë shumë të vendosura kur vjen puna te shkëputja e marrëdhënieve, dhe nuk do dëgjoni më kurrë për ta.

Akrepi: Këta njerëz kanë lindur me fuqinë e dashurisë. Kjo i bën ata disi introvert kur vjen puna te shprehja e ndjenjave. Ata ndihen sikur humbin fuqi nëse shprehen. Kur ndahen, ata përpiqen maksimalisht të fshehin zemrën e lënduar. Janë mjeshtra për tu shtirur sikur nuk ja ndjen. Kjo i shtyn ata të sillen shumë mirë me ishin, gjë që mund ti shkaktojë dilemë njerëzve nëse ja ka ndjerë ndonjëherë apo jo.

Shigjetari: Ndarja nuk i bezdis edhe aq shumë të lindurit e kësaj shenje. Ata e marrin shumë thjesht një ndarje. Janë optimistë dhe nuk i humbin shpresat kollaj. Sjellja aventuriere i bën ata mjaftueshëm të fortë, për të pranuar një ndarje.

Bricjapi:Ata kanë një dëshirë të fuqishme për tu ndjerë të vlefshëm për njerëzit të cilët ju interesojnë. Kjo ndjesi, i bën ata të ndihen shumë të shpërqendruar pas një ndarjeje. Ata e gjejnë të vështirë të pranojnë se dikush po i lë. Kjo shpesh i tundon ata të rikthehen me një ish partner.

Ujori: Të lindurit e kësaj shenje, janë njerëz krenarë, të cilët preferojnë të qendrojnë të distancuar. Edhe pse janë shumë të hapur, aftësia e tyre për tu shkëputur, është e menjëhershme. Ata kurrë nuk do të ngecin në një ndarje. Ata shkëpusin çdo gjë të ishit të tyre nga jeta.

Peshqit: Ëndërrimtarë dhe emocional. Ata besojnë në sakrifica dhe përpjekje. Kështu edhe pas ndarjes, ata përpiqen të ruajnë një raport të mirë me ishat e tyre. Kjo sepse nuk preferojnë të lëndojnë apo të mërzisin askënd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit