Karantina rikthehet sërish në fokus të përditshmërisë njerëzore, por këtë herë jo më me Covid-19, por me linë e majmunëve që po përhapet me shpejtësi në Evropë.
Kësisoj, Belgjika bëhet vendi i parë që prezanton karantinën e detyrueshme të lisë së majmunëve: “Kushdo që rezulton pozitiv për virusin duhet të izolohet për 21 ditë pasi mjekët paralajmërojnë për ‘rritje të konsiderueshme’ të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ‘dy deri në tre javëve’ të ardhshme”, shkruan Daily Mail.
Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe marrëdhënieve seksuale, dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.