-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nova: Scholz në Beograd do t’i shpjegojë Vuçiçit pse Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryesoret

Qëndrimi rreth agresionit rus kundër Ukrainës, pozicioni rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe iniciativa rajonale ‘Open Balkan’ do të jenë pikat kryesore që kancelari gjerman Olaf Scholz do të diskutojë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në vizitën e tij në Beograd, shkruan gazeta “Nova” se kanë mësuar nga burimet diplomatike e tyre.

“Ofensiva diplomatike gjermane kundër Serbisë vazhdon”, shkruan kjo gazetë serbe.

Në vetëm një javë, kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, vizitoi Berlinin dhe foli me kancelarin Scholz, ministren e Jashtme, Analena Berbock, pasuar nga bisedimet e Beogradit me Ministren gjermane të Mbrojtjes Kristina Lambrecht dhe të dërguarin e vendit në Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin.

Siç mëson “Nova”, Scholz dhe Vuçiç do të diskutojnë edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, për Procesin e Berlinit, ndërsa kancelari gjerman do t’i shpjegojë kreut të shtetit serb se pse Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas burimeve të “Nova”, qeveria aktuale gjermane nuk e mbështet projektin “Ballkani i Hapur” në të cilin marrin pjesë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe shkruajnë se është e sigurt që Scholz do të tërheqë vëmendjen në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur bashkëpunimin rajonal përmes Procesi i Berlinit.

Siç mësohet, do të diskutohet edhe për mundësinë e përshpejtimit të integrimit të vendeve kandidate individuale për në BE, siç bëri të ditur kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, në Beograd

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit