-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 vende të tjera konfirmojnë praninë e lisë së majmunëve

Kryesoret

Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë shteti i parë i Gjirit që ka regjistruar një rast të lisë së majmunëve. Republika Çeke dhe Sllovenia raportuan gjithashtu rastet e tyre të para, duke iu bashkuar 18 vendeve të tjera që kanë zbuluar virusin jashtë bazës së zakonshme në Afrikë.

Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët. Shpërthime të virusit janë gjetur në Evropë, Australi dhe Amerikë.

Simptomat shpesh përfshijnë ethe dhe skuqje – por infeksioni është zakonisht i butë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyrtarët shëndetësorë njoftuan se një rast ishte zbuluar në një udhëtar që kishte vizituar së fundmi Afrikën perëndimore dhe tani po merr trajtim mjekësor. Autoritetet atje thonë se janë plotësisht të përgatitur për të trajtuar çdo shpërthim.

OBSH thotë se virusi mund të mbahet nën kontroll me përgjigjen e duhur. Shpërthimet mund të mos jenë normale, por mbeten të kontrollueshme, tha drejtoresha e OBSH’së për Përgatitjen Globale të Rrezikut Infektiv, Sylvie Briand, në një konferencë të martën.

Jashtë Afrikës tani ka 237 raste të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve dhe autoritetet shëndetësore në mbarë botën kanë njoftuar planet për mbajtur nën kontroll virusin. Gjermania thotë se ka porositur deri në 40,000 doza të vaksinës Imvanex – e përdorur për trajtimin e lisë, por efektive edhe kundër lisë së majmunëve – që të jenë gati në rast se shpërthimi përkeqësohet.

Kushdo që është vaksinuar tashmë me një vaksinë kundër lisë vite më parë duhet të ketë imunitetin ekzistues, thanë zyrtarët gjermanë të shëndetësisë. Por ata shtuan se trajtimi i vjetër ka më shumë efekte anësore, kështu që nuk është i përshtatshëm për të luftuar linë e majmunëve sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit