Njësitë e Republikave Popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, me mbështetjen e ushtrisë ruse, depërtuan në mbrojtjen e Forcave të Armatosura Ukrainase në Svetlodar Bulg, në rajonin e Luganskut.
Kështu ka bërë të ditur në Telegram ambasadori i Republikës së vetëshpallur të Luganskut në Rusi, Rodion Miroshnik, cituar nga Ria Novosti, përcjell Albanian Post.
Miroshnik shtoi se një pjesë e autostradës strategjike Lysichansk-Artemovsk është ”nën kontrollin e plotë të zjarrit aleat”.
Kjo çoi në pamundësinë pothuajse të plotë të furnizimit të trupave ukrainase në Severodonetsk dhe Lysichansk.