Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka njoftuar për një shkëputje nga skena.
Ajo është shprehur se ka problem me kordat vokale dhe i duhet pak kohë që të rikuperojë veten për të dhënë sërish koncerte.
Këtë vendim ajo e ka marrë pas një vizite mjekësore që ka kryer në Amerikë.
“Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim që të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë.
Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.
KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % siç jeni mësuar të më shikoni,” ka shkruar ajo në Instagram.