Më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, tha Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Gjithsej 4.031 njerëz u vranë, duke përfshirë gati 200 fëmijë, sipas OHCHR, e cila ka dhjetëra vëzhgues në vend. Shumica u vranë gjatë bombardimeve ose sulmeve ajrore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur me aktivistët indonezianë, më 27 maj, tha se rreth 12 milionë njerëz ishin zhvendosur për shkak të luftës në Ukrainë dhe se rreth 5.5 milionë ishin larguar nga vendi.