Të gjithë janë të bukur, por disa kanë tipare vërtet mbresëlënëse. Zbuloni renditjen e shenjave astrologjike me mahnitëse dhe karakteristikat për secilën.
Peshqit: Bukuri engjëllore
Personat e shenjës së peshqve kane vetulla si të vizatuara, flokë voluminozë dhe sy të mëdhenj. Me pak fjalë ata janë të mrekullueshëm dhe turpi është një plus për bukurinë.
Luani: Bukuri vrastare
Hundë paksa me majë dhe sy shkëlqyes dhe të thellë. Personat e shenjës së luanit në përgjithësi kanë fytyrë ovale, buzë të holla dhe ndonjëherë ju bëhen edhe vrima tek faqet. Për të mos folur për flokët e bukur dhe plot volum. Me pak fjalë ata kanë një bukuri vrastare dhe të fortë.
Peshorja: Bukuri delikate
Këta persona kanë fytyrë ovale e ballë të rrumbullakët, çka krijon një harmoni perfekte. Sytë i kanë në formë bajameje dhe vetullat të holla e të mirë përcaktuara. Peshoret janë mjaft sharmantë.
Shigjetari: Bukuri atipike
Bujaria dhe shija për aventura dallohen edhe në fytyrat e shigjetarëve. Balli i tyre është i madh dhe sytë të mëdhenj, ndërkohë që vetullat i kanë me kënd. Flokët nuk i kanë gjithmonë të rregullt, por kjo nuk ua prish bukurinë.
Binjakët: Bukuri e këndshme
Fytyra ovale dhe tiparet delikate i bëjnë binjakët shumë të këndshëm. Ashtu si hundën e hollë edhe flokët e tyre janë delikatë dhe pa volum. Janë sytë e tyre që reflektojnë personalitetin kureshtar dhe shpirtin kritik.
Virgjëresha: Bukuri e ftohtë
Buzët e holla, shikimi sharmant, pushtues dhe i kujdesshëm, forcojnë edhe më tepër karakterin e virgjëreshave. Nga ana tjetër flokët e hollë dhe të parregullt dhe sytë gjithë kohës në lëvizje i bëjnë virgjëreshat të duken të ftohtë dhe të largët.
Akrepi: Bukuri shqetësuese
Sytë e thellë dhe magnetikë përkthehen më një lloj delikatese, ndërsa vetullat me hark i bëjnë të duken disi më agresivë. Fytyra e gjerë, me forma të rrumbullakosura dhe flokët e dendur e mollëzat e dukshme, i bëjnë akrepat interesantë, por shqetësues.
Demi: Bukuri për t’u zbuluar
Sensualiteti dhe lakmia dallohen qartë tek fytyrat e demave. Flokët e ashpër e të dendur reflektojnë më shumë sensualitet e harmoni. Pavarësisht ballit dhe syve të vegjël, është hunda ajo që e bën pamjen disi më harmonike e të këndshme. Me pak fjalë këta persona je kureshtar t’i njohësh e t’i zbulosh.
Dashi: Bukuri brutale
Fytyra e tyre katrore me kënde të rrumbullakëta jep përshtypjen e një personi të fuqishëm me shumë energji. Shikimi i dashëve është shkëlqyes e ndonjëherë agresiv, shoqëruar me vetulla të harkuara shumë pranë syve. Hunda e gjatë e me vrima të hapura i bën këta persona të dukën brutalë dhe të ashpër.
Bricjapi: Bukuri e fshehur
Për shkak te kokës disi të sheshtë dhe fytyrës katrore, personat e shenjës së bricjapit nuk bien shumë në sy. Shikimi i ashpër, flokët e hollë dhe hija disi e ftohtë nuk të lejojnë t’i njohësh shumë mirë ata. Bricjapët janë gjithë kohës në mbrojtje dhe nuk lejojnë shumë persona t’i njohin ashtu si janë vërtet.
Ujori: Bukuri e pakuptueshme
Më fytyrën katrore dhe rrudhat e parakohshme, pamja e ujorëve nuk është fantastike. Vetëm se po t’i shikosh nga afër, edhe pse me sy të rënë e të mëdhenj, ata kanë shikim shkëlqyes dhe vetulla që shprehin dinamizëm e pavarësi.
Gaforrja: Bukuri e butë
Me fytyrën ovale, hundën e shkurtër dhe mollëzat rrumbullake, gaforret duken më shumë të buta sesa të bukura. Fatmirësisht flokët e bukur dhe sytë e hapur dhe të pastër i bëjnë më tërheqës.