Zyra presidenciale e Volodymyr Zelenskyt ka njoftuar sot se presidenti ukrainas ka “dalë” nga Kievi dhe ka zhvilluar një vizitë në rajonin e Karkiv-it ku Presidenti ka parë nga afër pozicionet e vijës së parë në këtë rajon.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” u tha presidenti trupave.
Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.