Chelsea është zyrtarisht në pronësi të Todd Boehly. Konsorcuimi sipërmarrësit amerikan ka përfunduar blerjen e klubit të njohur anglez, që në 19 vitet e fundit shkroi faqet më të bukura të historisë me Roman Abramovich si president.
“Konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, njoftoi sot përfundimin e blerjes së Chelsea FC.
Transaksioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Premier League dhe të autoriteteve të tjera.
Pronarët e rinj janë të përkushtuar të investojnë në fusha kyçe që do të zgjerojnë dhe përmirësojnë konkurrencën e klubit, duke përfshirë rizhvillimin e Stamford Bridge”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.
4.25 miliardë paund i ka kushtuar blerja e Chelsea biznesmenit, investitorit dhe filantropit amerikan.