Këngëtari i repi, Noizy ka paralajmëruar fansat për një ngjarje të jashtëzakonshme.
Ai është shprehur se do të organizojë një koncert të madh në gusht.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Rigelsi më anë të një postimi në Instagram.
Ai më tej tregon se koncerti do të ketë një kapacitet shumë të madh si dhe artistë special kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Reperi e ka menduar edhe muajin kur do ta zhvillojë, në gusht, por për një datë fikse do të na duhet të presim edhe pak.