Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e kësaj të marte në Shkodër, ku një vajzë e re është gjetur pa jetë në Bypassin e Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën ku është gjetur vajza. Identiteti i saj nuk bëhet ende me dije, por nga konstatimet e para ka dyshime se ajo është e komunitetit rom.