-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi EUROSIG, INSIG & UBA Bank, marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë

Kryesoret

Sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Ekonomisë dhe Shoqërive të Grupit Financiar Eurosig – Insig – UBA Bank.
Kjo marrëveshje që ka për qëllim bashkëpunimin në funksion të përvojave me interes të përbashkët dhe mundësimin e praktikave të punës me synim përgatitjen sa më cilësore dhe profesionale të studentëve.
Dekani Dhori Kule uroi mirëseardhjen në Fakultetin e Ekonomisë të Grupit Eurosig, ku theksoi: “Ky bashkëpunim u vjen në ndihmë studentëve. Faktikisht me Grupin Eurosig, Insig dhe UBA Bank kemi shumë vite partnerë, por nga sot do të jemi zyrtarisht bashkëpunëtorë për zhvillimin në praktikë të studentëve”,
Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, z. Kadri Morinaj, u shpreh: “Fakulteti Ekonomik ka një rëndësi të veçantë për ne, pasi është furnizuesi kryesor për burimet tona njerëzore. Me z. Kule kemi gjetur gjithmonë gjuhën e përbashkët për të bërë më të mirën në funksion të Fakultetit. Gjithashtu sot do doja t’ju prezantoja edhe 3 paketa promocionale me kosto minimale lidhur me sigurimin e Apartamenteve dhe sigurimin e Shëndetit. Këto paketa janë përgatitur që të jenë të përballueshme nga çdo shtresë e shoqërisë, duke i mbrojtur ata nga çdo fatkeqësi natyrore apo sëmundje të paparashikuar.

  1. SIGURONI PRONËN ME KOSTO MINIMALE, VETËM 4,000 LEKË/VIT
    Nëse blini sigurimin e automjetit TPL, ju përfitoni Sigurimin e Apartamentit vetëm për 4,000 lekë/vit, duke dëmshpërblyer deri në 80,000 euro në rast dëmi.
  2. SIGURONI APARTAMENTIN TUAJ VETËM 1 EURO/M2 DHE DO TË PËRFITONI SIGURIMIN E PËRGJEGJËSISË PA ASNJË KOSTO SHTESË.
    Çfarëdo që i ndodh apartamentit tuaj nga zjarri apo tërmeti, ne do t’ju dëmshpërblejmë 100%, por përfitoni falas sigurimin e përgjegjësisë dhe dëmet që ju i shkaktoni fqinjit mbulohen nga Eurosig.
  3. SIGURONI PRONËN DHE PËRFITO CHECK UP FALAS
    Siguroni apartamentin vetëm 1 euro/m2 dhe do të përfitohet Check Up falas.
  4. SIGURIMI SHËNDETËSOR “BASIC” VETËM 7,000 LEKË/VIT
    Jeni të mbrojtur nga aksidentet personale deri 5,000 euro/vit, përfitoni Check Up falas dhe në 30% ulje në të gjitha spitalet apo klinikat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit