Në Bulevardin Blu, në një mjet tip Audi Q7, të parkuar ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Paraprakisht dyshohet vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar mjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani pranë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.