Uragani Agatha ka shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu, nga të cilat vdiqën 10 njerëz dhe rreth 20 të tjerë u zhdukën, bëri të ditur guvernatori i shtetit jugor të Oaxacas në Meksikë.
Alejandro Murat tha se lumenjtë dolën nga shtrati dhe me vete morën disa njerëz të cilët ndodheshin brenda shtëpive të tyre, ndërsa të tjerët u “varrosën të gjallë” nën baltë dhe gurë.
“Janë dy arsye kryesore për vdekjet. Lumenjtë që dolën nga shtrati i tyre, dhe në anën tjetër, kishte edhe rrëshqitje dheu”, deklaroi Murat për mediat lokale, shkruan Telegraf.
Agatha u bë uragani më i fortë që goditi brigjet e Meksikës, gjatë muajit maj në sezonin e uraganeve të Paqësorit lindor.