Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, në një konferencë për shtyp në Riad tha se dërgimi i raketave në Ukrainë është një provokim.
“Dërgimi i raketave të shumta për forcat ukrainase është një provokim i drejtpërdrejtë që shënon përfshirje në konflikt”, deklaroi Lavrov.
Lavrov vuri në dukje se në Perëndim ka ende politikanë që nuk e ndalin këtë çmenduri dhe kanë filluar të kuptojnë se sanksionet po godasin Evropën më shumë se Rusinë.
“Ne kemi bërë më shumë fitime se vitin e kaluar, le të nxjerrin përfundimet e tyre”, shtoi shefi i diplomacisë në Moskë.