Një grup trafikantësh janë kapur ditën e sotme në Angli, pasi përdorinin një berber për të kaluar ilegalisht emigrantët nga Franca dhe Belgjika.
Policia britanike zbuloi se 33 vjeçari Gul Wali Jabarkhel, përdorte berberin e tij si një pikëtakimi për të rekrutuar shoferët e kamionëve duke iu kërkuar atyre që të sillnin emigrantë në Britaninë e Madhe. 33 vjeçari Jabarkhel, i cili pretendonte se kishte lidhje me bandat shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore i jepte një shoferi 2500 paund .
Jabarkhel u burgos për 10 vjet, Jabarkhil për pesë vjet, Murudkar për dy vjet e tre muaj dhe Rafique për tre vjet e gjysmë.
Shoferët nuk kalonin ilegalisht më shumë se 5 emigrantë në të njëjtën kohë për shkak të rrezikut të zbulimit. Kontrabanda zhvillohej tre herë në muaj.